LajmeRajonTopLajm

Në shtëpitë e të dyshuarve për spiunazh Policia ka konfiskuar armë e gazmaska ushtarake

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaj lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, në dy lokacionet e të dyshuarve ndër të tjera janë konfiskuar edhe armë, municione e gazmaska ushtarake.

“Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka bërë të ditur se të arrestuarit B.Sh. dhe M.Q. kanë nënshtetësi kosovare dhe se hetimet ndaj tyre janë zhvilluar që prej disa muajsh.

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale e spiunazhit hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Dënueshmëria minimale  për këtë vepër është 5 vjet burg, kurse maksimale është 12 vjet./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close