
Më 17 maj në Tiranë do të zhvillohet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar Future Investment Initiative Europe.
Ai do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do të inaugurohet në pjesën e tij kryesore nga Presidenti francez Emanuel Macron dhe Kryeministri Edi Rama.
I pranishëm në event do të jetë edhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe themelues & CEO, Affinity Partners.
Referuar agjendës, ai do të mbajë fjalën në orën 10:05, ku do të diskutohet për investimet si një urë lidhëse mes tregjeve dhe zhvillimin e tyre.
Pjesëmarrës është edhe senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi.
Në këtë edicion të samitit pritet të diskutohen tetë fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.



