LajmeMaqedoni

Në maj është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë për ushqim, pije dhe duhan

Në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, qarkullimi real në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 9.1%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas të dhënave të publikuara, në muajin maj 2026, krahasuar me majin e vitit të kaluar, qarkullimi në tregtinë me pakicë sipas grupeve dhe klasave ka shënuar këto ndryshime: në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit, rritja ishte 15.0% në terma nominalë dhe 9.1% në terma realë. Në grupin Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, përveç karburantit, qarkullimi u ul nominalisht për 3.6%, ndërsa në terma realë u rrit për 1.6%. Ndërkohë, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, shënoi një rritje prej 6.0% në terma nominalë dhe 6.2% në terma realë. Po ashtu, Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete regjistroi rritje prej 36.2% në terma nominalë dhe 14.7% në terma realë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close