LajmeMaqedoni

Në Kuvend debat për rrugën Tetovë-Prizren! Opozita akuzon për propagandë, ministri kërkon durim

Para disa ditëve VLEN publikoi video nga ekskavatori që kishte nisur punimet për rrugën Tetovë-Prizren.  Sot në pyetjet e deputetëve drejtuar ministrave u diskutua pikërisht këtë temë. Deputetja Rina Ajdari tha se po propagandohet për pikë politike për ndërtimin e këtij projekti që është akoma në fazë të projektimit. Deputetja Ajdari tha se është shkelje ligjore të fillohen punimet pa kryer procedurat për një territor të mbrojtur si monument natyre, siç është parku kombëtar i Malit Sharr.

 “A është përpiluar dhe miratuar projekti infrastrukturor dhe projekti themelor për ndërtimin e rrugës magjistrale Tetovë-Prizren? A janë realizuar studimet, elaboratet dhe procedurat e nevojshme duke pasur parasysh se traseja e paraparë kalon nëpër territorin e parkun kombëtar të Malit Sharr?”, tha Rina Ajdari, Deputete e Frontit Evropian.

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, nuk u përgjigj konkretisht, por  tha punimet po zhvillohen në mënyrë solide dhe se për këtë projekt të ndërlikuar në terren malor kostoja, do të jetë mjaft e lartë.

 “Projekti po zhvillohet në mënyrë solide, të keni durim se bëhet fjalë për një projekt të komplikuar, duke pasur parasysh që terreni në dyja anët është i ndërlikuar, bëhet fjalë për Malin Sharr dhe pritet të jetë projekt i shtrenjtë për shkak të gjeologjisë malore”, u shpreh Aleksandar Nikollovaski, ministër i Transporti.

Kujtojmë që një komision ndër-shtetëror është formuar për udhëheqjen e këtij projekti i përfaqësuar nga Ministria transportit, NP Rrugët Shtetërore dhe përfaqësues nga institucionet e Kosovës.  Edhe në territorin e Kosovës ky projekt tashmë është duke u zbatuar me punime në terren.

Related Articles

Back to top button
Close
Close