LajmeRajon

Në “Gazivodë” të Zubin Potokut janë vjedhur dy panele solare dhe pika matëse të nivelit të ujit

Një zyrtar i ujësjellësit në “Gazivodë” ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solar dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Dobrosevina, në Zubin Potok.

Tutje në raport bëhet e ditur se sipas ankuesit vlera e gjësendeve të vjedhura është rreth 1.650 euro.

“NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solar dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit. Sipas ankuesit vlera gjësendeve të vjedhura është rreth 1650 euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nuk  raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close