LajmeMaqedoniTopLajm

Në Dibër dhe Qendër Zhupë votuan 87 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë të drejtën për të votuar në kushte shtëpiake sot e realizuan 87 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, që është për 50 më shumë krahasuar me zgjedhjet e tetorit 2021.

“Në komunën e Dibrës nga 83 kërkesa të dorëzuara u pranuan 80, ndërsa votuan 76 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Sot edhe materiali zgjedhor është shpërndarë pa probleme dhe presim që nesër gjithçka të shkojë në rregull”, deklaroi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Rilind Hasa.

Sipas kryetarit të KKZ-së, Nexhip Iljaz, në komunën Qendër Zhupë për të votuar në shtëpi ishin paraqitur 12 persona, ndërsa sot votuan 11 prej tyre.

Në zgjedhjet e fundit lokale në komunën e Dibrës, të drejtën e votës e kishin realizuar 20, ndërsa në Qendër Zhupë 17 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nesër në komunën e Dibrës procesi zgjedhor do të zhvillohet në 27 vendvotime, ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 19.762 qytetarë, ose 551 më shumë krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale.

Në komunën fqinje do të votohet në 16 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 7.551 qytetarë, që është për 234 më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para katër viteve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close