LajmeMaqedoniTopLajm

NË BLLACË NGRITET “MURI I KUJTESËS” Simbolika e shqiptarit – viktimë!

Shkup, 21 tetor – Vitin e kaluar në prani të shumë zyrtarëve të lartë politikë e institucional të Republikës
së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në zonën ndërkufitare në Bllacë, në pjesën
kosovare, u vu gurthemeli i Qendrës Përkujtimore e Eksodit “Bllacë ‘99” dhe u promovua treni me
mbishkrimin “Përjetësisht në memorjen shqiptare”, që është simbol tragjedisë së shqiptarëve të
Kosovës.
“Një ditë emrat tonë mund të harrohen, por kjo qendër do të mbetet pronë e përhershme historike e
krejt gjeneratave që vijnë pas nesh”, pat thënë me këtë rast, Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH në
Shkup, në cilësinë e ideatorit dhe inicuesit të kësaj qendreje, bashkë me Jahja Llukën, kryetar i Shoqatës
për Kthimin e Shqiptarëve në Vatrat e Veta, e mbështetur nga të dy qeveritë – ajo e Kosovës dhe e
Maqedonisë së Veriut si dhe nga Komuna e Hanit të Elezit, e përfaqëlsuar nga kryetari Rufki Suma.
Sot në Bllacë, në vendin ku para 21 viteve kishte ndodhur drama më etmershme e ekzodit, dhe për për
ta ruajtur në kujtesë të kaluarën, në Bllace do të ndërtohet një mur, i cili simbolikisht do të quhet “Muri i
Kujtimit”. Në të do të gravohet imazhi i Sherife Lutës dhe të bijës Besianës që në kohën e luftës po
kalonin në Maqedonin, pasi u dëbuan nga ushtria e policia serbe.
Krahas fotografisë së familjes Luta, në “Murin e Kujtesës” që prej sot do të filloj të ndërtohet, do të
gdhenden e dhe fjalët që thanë për refugjatët personalitet e njohura botërore, në mesin e të cilëve – Bil
Klinton, Toni Bler, Medlin Olbrajt e Robin Kuk.
“Në këtë mur do të ketë edhe disa të dhëna mbi atë se sa shqiptarë në atë kohë u larguan nga Kosova.
Ndërkaq mbi koston e këtij objekti, kjo do të bëhet publike në momentin kur do të përurohet”, tha Jahja
Llukën, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve në Vatrat e tyre.
“Muri i Kujtesës”, si një simbol që ngërthen në vete vuajtjet e shumë brezave të shqiptarëve, vjen edhe
si ide shoqëruese e disa projekteve të ITSHKSH, të cilat kanë për qëllim institucionalizimin e kujtesës
kolektive përms sacrificës së populates.
“Ne si brez, por edhe si shoqëri dhe si studiues duhet të angazhohemi që botës t’ia prezantojmë
portretin e vuajtur të viktimës, sepse vetëm në këtë mënyrë ne nderojmë sakrificën sublime për lirinë që
sot e gëzojmë. Edhe ky Mur shpreh pikërisht këtë sakrificë, sepse aty është e gdhendur golgota
shqiptare, e cila ishte edhe shkak i drejtpërdrejt që të aktivizohet ndërgjegja politike e diplomatike e
botës së qytetëruar, duke e shpëtuar një popull të tërë nga kthetrat e gjenocidit serb”, tha Dr. Skender
Asani, drejtor i ITSHKSH në Shkup.
Për kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, ky mur do të jetë edhe një pikë referueese për shumë vizitor,
por edhe një mësim për gjeneratat e reja, të cilët do të kenë rastin të njihen me një pjesë të kaluarës së
popullit tonë. Ai premtoi se hapësira përreth murit do të inkorporohet në një infrastrukturë modern e
cila do të ndërtohet në disa faza.
“Muri i Kujtesës”, do të jetë i gjatë 15 metra dhe i lartë 2.7 metra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close