LajmeMaqedoniTopLajm

Në 24 orët e fundit janë prodhuar 17.115 MWh energji elektrike në RMV

Gjatë 24 orëve të fundit SHA EMV ka prodhuar 17.115 MWh energji elektrike, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Me këtë, siç informojnë ata, janë plotësuar plotësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

Në termocentralet janë prodhuar 11,095 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 6,020 MWh.

Gjatë 24 orëshit të fundit përmes EMV Shitje janë blerë 1.500 MWh energji elektrike për spitale, shkolla, ndërmarrje publike, objekte nga industria ushqimore dhe objekte nga infrastruktura vitale në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close