
Në të gjithë vendin po numërohen votat e para të hedhura në kuti. Minutë pas minute, shifrat ndryshojnë, çka ndryshoi edhe rezultatin në Shkodër, ku më herët ishte PS në avantazh. Aktualisht, atje janë numëruar 13 kuti nga 411 dhe PD ka 950 vota, PS 896, kurse LSI 129.
Edhe në Lezhë prin PD, me 1.380 vota, më pas PS me 1.087 vota dhe e treta LSI me 227 vota. Numër më të madh votash kampi i djathtë ka marrë deri tani edhe në Kukës, ku numëron 2.604 fletë votimi në emrin e saj. PS ka marrë 1.182 vota dhe LSI vetëm 2. Socialistët marrin “situatën në dorë” në Korçë, ku kryesojnë me 3.008 vota, krahasuar me 2.523 vota të PD dhe 577 të LSI.
Edhe në Gjirokastër PS ka më shumë vota se PD e LSI, respektivisht 2.316, krahasuar me 1.263 dhe 600 të partisë së Monika Kryemadhit. Edhe në Elbasan, në krye është PS me 4.491 vota, më pas vijnë PD me 2.998 vota dhe LSI me 369 vota. Deri më tani, në Elbasan janë numëruar 29 kuti nga 511.



