
Ka ndërruar jetë haxhi Naim Ibrahimi nga Sllupçani, ndryshe babai i dëshmorit të UÇK-së, Shenasi Ibrahimi. I ndjeri do të varroset nesër në varrezat e fshatit Sllupçan, ndërsa ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë Maqedonia dhe më gjerë. Shtëpia e haxhi Naimit ishte njëra nga streha e ish-ushtarëve të UÇK-së pas luftës së 2001-shit, ndërsa vet i ndjeri ka qenë pjesë pthuajse e secilit manifestim përkujtimor të UÇK-së.
Me rastin e vdekjes së haxhi Naimit, ngushëllime familjes Ibrahimi ka nisur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Naim Ibrahimit, babait të dëshmorit të kombit Shenasi Ibrahimi. Haxhi Naim Ibrahimi me shumë sakrificë, duke ia mësuar atdhedashurinë, rriti heroin e kombit, dëshmorin Shenasi Ibrahimi. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Ngushëllime familjes Ibrahimi nga fshati Sllupçan dhe gjithë farefisit të tyre!”, shkruan Ahmeti.
https://www.facebook.com/share/1F4GYNDZX2/



