BotaTopLajm

Ndërroi jetë i pari kryeministër në botë nga COVID-19

Virusi COVID-19 nuk po e kursen askend, duke përfshirë edhe ata që vlerësojnë se mund të jenë më të sigurt.

Kështu ka ndodhur me kryeministrin e shtetit afrikan Eswatinit, Ambrose Dlamini, i cili nuk ka mundur ti shpëtojë koronavirusit COVID-19. Ai është bërë i pari lider botëror në detyrë që vdes nga kjo sëmundje.

Dlamini ndërroi jetë 4 javë pasi ishte infektuar me COVIDIN-19 teksa u transferua në Afrikën e Jugut ku u shtrua në spital. Ai ishte kryeministër i Eswatinit ose quajtur ndryshe Swazilandit që nga tetori i 2018-s.

Shumë liderë botërorë e figura të shquara kanë ndërruar jetë prej COVIDIT-19, por nuk kanë qenë në detyrë, kurse Dlamini tashmë me vdekjen e tij në moshën 52-vjeçare ka lënë vakant postin e kryeministrit në Eswatinit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close