
Lidhur me gjendjen e shqiptarëve në vend janë shfaqur shqetësime edhe nga kryetari i Forumit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Ballkan, Rexhep Emërllahu
Urim HASIPI
Tetovë, 7 prill – Autoritetet policore kufitare të Maqedonisë kanë ndaluar dhe keqtrajtuar kryetarin e nderit të Forumit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Ballkan, Idriz Sinani. Këtë e ka bërë të ditur vet Sinani, gjatë një pres konference me gazetarë në Tetovë. Ai tha se ndalesat janë bër në kufirin në Bllacë, Jazhincë dhe Tabanocë. Kjo ka ndodhur edhe gjatë kthimit të Sinanit nga Gjermania ku kishte marrë pjesë në kuvendin e 53 të të Forumit për të Drejtat e Njeriut.
“Këto incidente janë shoqëruar me maltretime të pabazuara dhe qëllimi i tërë kësaj është që t ndalojnë veprimtarinë dhe zërin tim kritik i cili është për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në këtë shtet. Kjo sjellje është e papranueshme dhe i bën dëm jo vetëm figurës sime por edhe parimeve demokratike të shtetit të Maqedonisë.Kërkoj që kjo ndalesë të hiqet sepse me asgjë nuk e kam rrezikuar këtë shtet”, deklaroi Idriz Sinani, kryetar i nderit të Forumit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Ballkan.
Në ndërkohë, lidhur me gjendjen e shqiptarëve në vend janë shfaqur shqetësime nga kryetari i Forumit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Ballkan, Rexhep Emërllahu.
“Pyesim autoritetet se pse Maqedonia shumë vite pas 2001, është duke i rikthyer mbprasht dhe nuk është e gatshme që të zgjedhë problemet ndëretnike, posaçërisht problemet me shqiptarët. sikur dëshiron që të rikthejë atë problemin e 2001. Duhet të parashtrohet pyetja se pse shqiptarët kanë braktisur vendin, mbi 1 milion të rinj kanë ikur, shumica shqiptarë kanë braktisur trojet etnike dhe si kanë mundur ata që të gjejnë vend pune në perëndim. Pra, si mund që ky qytetar të jetë i ndershëm, i devotshëm, ta gjejë veten atje dhe këtu mos ketë vend pune”, tha Emërullahu. Ndërkaq, sekretari i këtij forumi Shefki Selami është shprehur se përmes një rezolute drejtuar institucioneve ndërkombëtare do të alarmohet për mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Në mesin e kërkesave janë përmendur edhe rishikimi i rasteve të montuara.
“Mosrespektimi i gjuhës shqipe, mosregjistrimi i popullsisë me qëllim fshehjen e numrit të saktë të shqiptarëve. Rishikimi i historisë së shqiptarëve ku do të korrigjohen shtrembërimet dhe mungesa e materialeve për shqiptarët në tekstet shkollore. Përfshirja e autorëve shqiptarë në përpilimin e teksteve shkollore, respektimi i barazisë në punësim, mbrojtja e trashëgimisë kulturore shqiptar, rishikimi i ndryshimeve të toponimeve e kështu me radhë”, tha Selami.
Gjatë kësaj pres konference u tha se shteti shqiptar nuk duhet që të qëndrojë si shikues por duhet që të vendos reciprocitet ndaj Maqedonisë për shkak të shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në këtë vend.



