BotaTopLajm

Navalny: Arrestimi im është i paligjshëm

Rusi anti-Putin Alexei Navalny ka denoncuar arrestimin e tij si “demonstrativisht të paligjshëm” në një seancë dëgjimore përmes një lidhje video.

Një gjyqtar dëgjoi dhe më pas refuzoi ankesën e tij kundër paraburgimit për 30 ditë. Ai u arrestua në 17 janar për mosrespektimin e një dënimi me kusht.
Ai i tha gjyqtarit se “e gjitha kjo është masivisht dhe në mënyrë demonstrative e paligjshme”.
Policia ka arrestuar disa nga ndihmësit e tij, duke përfshirë avokatin Lyubov Sobol dhe vëllain e tij Oleg.
Arrestimet e fundit janë të lidhura me shkeljet e pretenduara nga mbështetësit e Navalny, ku mijëra prej tyre u mblodhën në të gjithë Rusinë të shtunën e kaluar.
Navalny, lideri më i shquar i opozitës ruse, u ankua se nuk ishte lejuar të fliste me avokatët e tij privatisht që nga arrestimi.
Ai është arrestuar që nga 17 janari, kur ai fluturoi përsëri në Moskë nga Berlini, ku ishte duke u rikuperuar nga një sulm pothuajse fatal i agjentit nervor në Rusi gushtin e kaluar.
Alexei Navalny njihet për akuzat e tij ndaj presidentin Vladimir Putin për drejtimin e një administrate plot “hajdutë”.
Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close