
Tregjet financiare kanë kthyer kahjen gjatë ditës, pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja dhe Irani kanë zhvilluar biseda “shumë të mira dhe produktive” për një zgjidhje të plotë të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në tregjet e energjisë, nafta Brent ka shënuar rënie prej 13%, duke zbritur në rreth 96 dollarë për fuçi. Ndërkohë, indeksi FTSE 100 është rikuperuar dhe ka kaluar në rritje prej 0.5%, pasi më herët kishte pësuar rënie mbi 2%.
Edhe çmimet e gazit kanë shënuar ulje, duke rënë nga 159 në rreth 139 peni për therm.
Presidenti amerikan, Donald Trump sot tha se ka pasur bisedime produktive për një “zgjidhje të plotë dhe totale” të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ai shtoi se do të “shtyjë çdo sulm ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesëditore.



