LajmeMaqedoni

Nafie Selmani: “Iftari për të gjithë merr kuptimin e vërtetë” – Nafie Selmani për organizimin në Gostivar

Organizimi i iftarit të hapur në Gostivar ka marrë vlerësime pozitive nga qytetarët dhe personalitete të ndryshme. Ndër reagimet publike ishte edhe ai i Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit, i cili kishte bërë ftesë të hapur për të gjithë banorët që të marrin pjesë në iftarin e përbashkët të shtruar në rrugët e qytetit.

Në një reagim publik, Nafie Selmani e përgëzoi organizimin, duke theksuar se iftari ishte i hapur për të gjithë qytetarët, pa dallim statusi shoqëror apo ekonomik, ashtu siç e kërkon edhe shpirti i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas saj, kur iftari organizohet për të gjithë dhe jo vetëm për një rreth të ngushtë njerëzish, ai merr kuptimin e tij të vërtetë – duke afruar njerëzit, duke forcuar ndjenjën e barazisë dhe solidaritetit mes qytetarëve.

Në fund të reagimit, Selmani e përgëzoi kryetarin Limani për këtë iniciativë, duke e vlerësuar si një shembull të mirë të bashkimit dhe frymës komunitare në qytetin e Gostivarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close