
Profesoresha dhe veprimtarja e çështjes kombëtare Myqereme Rusi përmes një postimi në profilin e saj në FB ka reaguar ndaj lajmit të publikuar se ajo i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Izet Mexhitit duke e quajtur këtë si të pa vërtetë, shkruan Top24
Në postimin e saj profesoresha Myqereme Rusi, shkruan ;
Ndjej përgjegjësi të reagoj në lidhje me disa dezinformata që janë publikuar në disa portale ku thuhet se jam bashkangjitur me një subjekt politik.
Unë tërë jetën time, në momentet më kritike kam kontribuar për avancimin në çdo aspekt të popullit tim, me mundësitë që kam pasur ngaqë asnjëherë skam pasur funksion publik apo politik. Gjatë këtyre viteve aktivitetet e mija janë mirëpritur nga të gjithë, e ndërmjet tjerash edhe nga figurat politike, që sot udhëheqin parti politike qoftë në pozitë apo opozitë. Të gjithë liderët e partive politike i njoh nga aktivitete të ndryshme edhe kemi respekt të ndërsjellë.
Un nuk jam anëtare e asnjë partie politike. I përkrahi të gjithë ata që me sinqeritet punojnë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve. Kontributi im gjatë tërë jetës ka qenë i tillë, gjithmonë jasht nga politika.
Me respekte, Prof. dr. Myqereme Rusi
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02DbzjAEbAfZgsmmkm846NfehPwsinosCrVN56vugofdj6GfjQWBNfuWJs6a41UYTCl&id=100063944970242&mibextid=Nif5oz



