
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares, Vjosa Osmani, duke e pyetur se “kë e përfaqëson”, pasi kjo e fundit të martën hodhi akuza mbi të.
“Shërbëtor i bandave” e quajti Osmani, ish-kryeministrin e Kosovës, njofton Insajderi.
Por, Mustafa ka thënë se nuk do të merret me “ofendimet e Osmanit”.
“Më vjen keq, por më duket e ulët të komentoj një gjuhë të tillë. Le të mbetet çështje e edukatës së saj”, tha ai për expressi-n.
Mustafa pyeti, Osmanin se kënd e përfaqëson si kryeparlamentare pas rënie së koaliconit VV-LDK.
“Në vend të kësaj, Vjosa duhet ta qartësojë se kënd e përfaqëson si kryetare e Kuvendit, pas rënies së koalicionit LDK-VV. Çfarë legjitimiteti ka?”, u shpreh kryetari LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përjashtuar Osmanin nga dy pozitat që mbante në këtë subjekt politik; nënkryetare dhe anëtare e kryesisë.