LajmeMaqedoniTopLajm

Musa Xhaferri i prin “ndryshimeve” në BDI?

BDI si një subjekt i fuqishëm dhe serioz nuk ka nevojë për reformime por ka nevojë që të mbrohet nga sulmet që po përgatiten nga qendra antishqiptare që duan më parë ta dobësojnë atë dhe më pas të realizojnë qëllimet e tyre përmes satelitëve të shumtë qoftë individë apo parti politike në frontin e përbashkët.

VMRO e Mickovskit ka shtrirë tentakulat dhe i la vënë si qëllim vetes që ta dobësojë me çdo kusht partinë më të fuqishme shqiptare BDI -në. Në vijë të kësaj sulmet i ka orkestruar në të gjitha drejtimet për të realizuar agjendat e veta antishqiptare dhe antiperëndimore.

Në këtë kurth duket se kanë rënë edhe ish eksponent të lartë të BDI – së përfshirë edhe njërin ndër figurat kryesore siç është Musa Xhaferi. Ai ka marrë “misionin”e ndryshimeve brenda BDI -së por jo në kuadër të ndryshimeve për ta reformuar partinë shqiptare më shumë se për tu futur në agjendat e VMRO-së , për të bllokuar projektet kapitale të shqiptarëve.

Këto “beteja”të përbashkëta të mirëmenduara nga kuzhinat e VMRO -së nacionaliste kanë për qëllim që të degradojnë dhe dobësojnë partinë e Ahmetit që ta kenë më lehtë arritjen e tyre në pushtet dhe realizimin e qëllimeve të tyre në dëm të shqiptarëve. Në këtë front VMRO ka aktivizuar edhe subjekte tjera shqiptare duke u garantuar se do ti ketë në pushtetin e përbashkët por vetëm si dekor.

“Reformat”e Musa Xhaferit në BDI e plotësojnë më shumë qëllimin e VMRO- së se sa ndryshimin e vërtetë dhe reformat në partinë më të madhe shqiptare e dëshmuar në vlera pro perëndimore dhe interesave të shqiptarëve.Ky sulm duhet ta zgjojë BDI në për të krijuar mekanizmat mbrojtës. BDI në fakt ka ditur ta bëjë këtë dhe sërish do pengojë “reformat”që duan tia instalojnë në parti individë që kanë humbur kredibilitetin e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close