LajmeMaqedoniTopLajm

Murseli ju garanton mbështetje dhe koordinim të vazhdueshëm shoqatës së personave me nevoja të veçanta

“Sot bashkë me kandidatët për këshilltarë komunal Faton Selami, Nurije Bajrami dhe Halid Matoshi zhvilluam një takim me kryesinë e Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta të Tetovës. Në këtë takim, u garantova mbështetje e koordinim të vazhdueshëm gjatë qeverisjes sonë në Komunën e Tetovës. Ne do t’ju kushtojmë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në vendimarrje dhe shoqëri. Përfaqësuesit e Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta të Tetovës, më njohën me problematikat e tyre dhe më falënderuan për vëmendjen dhe bashkëbisedimin. Në përkrahje të tyre do të jem gjithmonë!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close