BotaLajme

Izraeli në krizë politike pas shtyrjes së reformës në gjyqësor

Izraeli është përfshirë nga protesta teksa mijëra njerëz kanë protestuar kundër bisedimeve mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë, mbi reformat e diskutueshme në gjyqësor që kanë ndarë vendin.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka ofruar ndërmjetësimin e negociatave midis liderëve politikë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike të vendit.

Bisedimet filluan pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u përkul para ‘presionit të protestës’ dhe njoftoi se po vononte ndryshimet e tij gjyqësore. Por skepticizmi mbetet i lartë në mesin e atyre që kanë dalë në rrugë për javë të tëra duke e kritikuar rregullimin që ata thonë se kërcënon demokracinë e Izraelit.

Negociatat vijnë pasi Izraeli është zhytur në krizën e tij më të rëndë politike të viteve të fundit. Trazirat u shtuan pas pas rishikimit të reformës gjyqësore që do të kufizonte autoritetin e Gjykatës së Lartë dhe do t’u jepte politikanëve kompetenca më të mëdha mbi përzgjedhjen e gjyqtarëve./

Related Articles

Back to top button
Close
Close