LajmeRajon

Mungoi në votimin për Ballukun, Balla: Për Spiropalin vendos Grupi i PS, deputetja i përgjigjet: Taulant, mblidhe pa vonesë…

Taulant Balla u shpreh sot në konferencë se do të marrë një vendim në konsultim me grupin parlamentar socialist në lidhje me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për Belinda Ballukun.

Ndërkohë në një reagim në Facebook, Spiropali i është përgjigjur Ballës, duke i kërkuar mbledhjen të grupit për një diskutim të plotë, nëse e gjykon si çështje që ka nevojë për konsultim.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan Spiropali.

Related Articles

Back to top button
Close
Close