LajmeMaqedoni

Mucunski u takua me ambasadoren amerikane në Shkup: SHBA dhe Maqedonia e Veriut e forcojnë partneritetin strategjik

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takim me ushtruese‑detyrën e ambasadores së SHBA‑ve në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve, i ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta.

Mucunski përcolli urime me rastin e 250‑vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e demokracisë amerikane dhe vlerave të saj themelore.

Në takim u diskutua edhe për përgatitjet për Samitin e NATO‑s në Ankara, si dhe për zbatimin e konkluzioneve nga samiti i mëparshëm në Hagë dhe prioritetet e Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close