
në kuadër të vizitës së punës në Sarajevë, zhvillova një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka theksuar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
“Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dialogun politik konstruktiv mes dy shteteve.
Diskutuam për zhvillimet në rajon, integrimin evropian dhe politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. U dakorduam se zgjerimi përbën interes strategjik si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për vetë Unionin, veçanërisht në kushtet e sfidave të shtuara gjeopolitike.
Shkëmbëm mendime edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë tek organizimi më i shpeshtë i forumeve të biznesit, përmirësimi i lidhjes transportuese dhe rivendosja e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup–Sarajevë”. ka shkruar Mucunski.



