MaqedoniTopLajm

MPB jep detaje rreth aksidentit të makinës së policisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e makinës së policisë, ku si pasojë mbetën të lënduar tre policë. Nga MPB bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes me një makinë të tipit Mitsubishi Spacestar.

“Më 10.07.2021 në ora 03:37 në Shkup, respektivisht  në kryqëzimin mes Rrugës “Franklin Roosevelt” me Rrugën “Orce Nikollov” ka ndodhur aksident trafiku midis një automjeti “Skoda Yeti” nën pronësi të Ministrisë së Brendshme, që po drejtohej K.N . dhe makinës “Mitsubishi Spejster” me targa të Shkupit, që po drejtohej  nga V.A. (41) nga Shkupi. Drejtuesi (punonjës i MPB-së) i automjetit “Skoda Yeti” dhe dy pasagjerë (oficerë policie) të të njëjtit automjet janë lënduar gjatë aksidentit, pas çka u është dhënë ndihmë mjekësore  në Klinikën “Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close