MaqedoniTopLajm

Asambleja e femrës në komunën e Vrapçishtit me prezencë masovike dhe në rritje

Sot me datë 09.07.2021,Asambleja e Femrës e Aleancës për Shqiptarët në degën e komunës së Vrapçishtit mbajti kuvendin e rregullt të degës, ku u bë rifreskimi i radhëve me anëtare të reja me kontribut të palodhshëm të Nevrie Dalipit ku  u organizua me tepër korektësi dhe zell të madh.

Përveç kryetares së Asamblesë së Femrës (AF) në degën e komunës së Vrapçishtit znj.Nevrie Dalipi mysafir ishin
kryetarja e Asamblesë së Femrës, znj. Vjollcë Berisha(ushtruese detyre) si dhe nënkryetarja znj.Njomza Shaqiri.

Kësaj asambleje ju bashkuan edhe figura të tjera eminente të ASH-së si deputetet zonës 6-të, znj. Ilire Dauti dhe znj. Artina Qazimi, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani si dhe kryesuesi i Këshillit komunal z.Emir Durmishi.

Alenaca për Shqiptarët edhe njëherit tregon se është tepër aktive dhe vlerson fuqinë udhëheqëse të gruas transmeton Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close