LajmeMaqedoniTopLajm

MPB: Janë identifikuar 16 persona në lidhje me gjuhën e urrejtjes në Gjorqe

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë identifikuar 16 persona në lidhje me incidentin e djeshëm ku një grup tifozësh kanë përdorur gjuhë të urrejtjes në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup, duke brohoritur “Shqiptarë i mirë, shqiptarë i vdekur”. Nga MPB thonë se përveç rastit të djeshëm po punohet edhe për rastin e disa ditëve më parë, ku në qendër të Shkupit, grupi i tifozëve “Komitët” kanë përdorur të njëjtat shprehje të gjuhës së urrejtjes.

“Ministria e Punëve të Brendshme tashmë intensivisht po punon në koordinim me Prokurorinë për të zbardhur këto raste, bëhet fjalë për dy raste, pas çka do të parashtrohen padi penale. Po identifikohen pjesmarrësit, po thirren në bisedë…konkretisht për rastin e djeshëm janë ndaluar, respektivisht janë thirrur, janë identifikuar 16 persona. MPB do të ketë 0 tolerancë për raste të këtilla. Intensivisht do të punohet derisa të sanksionohen”, tha Suzana Praniç Talevska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close