BotaLajme

Moska kërkon rishikimin e marrëveshjes së grurit: Të adresohen shqetësimet e Rusisë

Marrveshja per grurin në Detin e Zi mes Rusisë dhe Ukrainës mund  të mos rinovohen sërish.

Kështu ka deklaruar ministria e jashtme ruse, e cila ka theksuar  se  zgjatja e marrëveshjes do të konsiderohet  vetëm nëse adresohen shqetësimet e prodhuesve të saj bujqësorë.

Marrëveshja e arritur vitin e kaluar me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë skadon më 18 mars dhe afati i saj mund të zgjatet nëse të gjitha palët bien dakord.

Moska është shprehur e e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes.

“Vazhdimi i marrëveshjes së paketës për grurin është i mundur vetëm nëse merren parasysh interesat e prodhuesve bujqësorë rusë dhe të ketë akses të papenguar në tregjet botërore”, thuhet në deklaratën zyrtare e ministrisë ruse.

Edhe pse eksportet ruse bujqësore nuk janë shënjestruar nga sanksionet perëndimore, kremlini pretendon se masat ndëshkuese mbi sistemin e saj të pagesave, zinxhirin e furnizimit dhe industrinë e sigurimeve janë një pengesë për të qenë në gjendje të eksportojë drithërat dhe plehrat e tij kimike.

Marrëveshjam cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar. Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur transiti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë.

Në vitin 2021, eksportet ukrainase të grurit u vlerësuan në 5.1 miliardë dollarë, Deri në Shkurt të vitit 2022 kur filloi lufta ruse, Ukraina kishte dërguar afërsisht 95 përqind të eksporteve për atë vit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close