BotaLajme

Moska i bëri thirrje Teheranit që të jetë i përmbajtur

Rusia sot i bëri thirrje Teheranit që të jetë i përmbajtur pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA) publikoi se Irani ka filluar të prodhojë metal uranium i cili do të përdoret si karburant për një nga reaktorët bërthamorë dhe me çka e shkel marrëveshjen ndërkombëtare për programin bërthamor iranian. 

“Edhe pse e kuptojmë logjikën dhe arsyet e Iranit, nevojitet që të tregohet i përmbajtur dhe të ketë qasje përgjegjëse”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov. 

Ai shtoi se vendimi i Iranit “nuk jep optimizëm”, por edhe se tregon se “nuk dëshiron të pranojë status quo”. 

Në kumtesën e ANEA theksohet se prej 8 shkurtit në repartin në Ispahan, Iranin qendror, është përcaktuar prania e metal uraniumit.

ANEA thekson se ai lloj i uraniumit mund të përdoret edhe në prodhimin e armës bërthamore.

Marrëveshja për programin iranian bërthamor e nënshkruar në vitin 2015 parashihte kufizimin e pasurimit të uraniumit në këmbim për mënjanimin e sanksioneve ekonomike drejtë Iranit. Në vitin 2018 SHBA-ja njëanshëm u tërhoq nga Marrëveshja, ndërsa Teherani filloi të mos i respektojë dispozitat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close