LajmeShowbiz

Infermierja e lodhur nga pagat e ulta dhe nga Covidi, bëhet “modele erotike”

Një infermiere 28-vjeçare ka hequr dorë nga karriera e saj si infermiere dhe vendosi ta ndryshojë tërësisht jetën e saj.

Infermierja Cora Diamond e presionuar nga pandemia e Covid-19 dhe pagat e ulëta vendosi që të nisë një karrierë të re në një industri tjetër.

Cora nga Këln Gjermani është shprehur se nuk mund të përballonte dot punën e saj tepër të lodhshme ku i merrte dhe shumë kohë, kështu ajo hapi biznesin e saj si një modele interneti. Ajo kishte frikë mos infektoheshe nga Covid-19 dhe kërkonte një punë që mund ta zhvillonte nga shtëpia.

Një tjetër arsye për ndryshimin drastik që bëri në jetën e saj ishte se si modele para kamerave fitonte tre deri në pesë herë më shumë para sesa kur punonte infermiere. Para se të hynte në këtë lloj industrie, Cora ka punuar për 10 vit si infermiere.

Ajo ka filluar që të bëjë foto të çuditshme dhe provokuese për t’ja dërguar klientëve të saj. Tani ish-infermierja do të angazhohet me kohë të plotë dhe të jetë një modele erotike drejtpërdrejt në internet.

“Unë kam marrë vesh për këtë punë nga miqtë e mi që punojnë në të njëjtën industri. Të jesh një model para kamerave është  puna ime e ëndrrave”, është shprehur Cora.

Ndërkohë, Cora nuk është modelja e vetme që hoqi dorë nga karrierën e saj për të punuar në internet si modele. Më parë, një modele hodhi poshtë punën e saj si teniste për t’u bërë një ndikuese në Instagram duke fituar 14,000$ në muaj. /tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close