LajmeMaqedoniTopLajm

Mos haroni nga sot në mbrëmje ti lëvizni akrepat erës, fillon përllogaritja verore

Nga sonte në ora 02.00 pas mesnate fillon llogaritja verore e kohës. Akrepat e orës do të lëvizin një orë para, që do të thotë, ora 02.00 do të llogaritet si 03.00.

Llogaritja verore e kohës do të përfundojë më 31 Tetor në ora 03.00 pas mesnate.

Pritej që ky vit të ishte I fundit me zhvendosjen e kohës. Parlamenti Evropian më 04 Mars 2019 votoi që të tërhiqet zhvendosja sezonale e kohës nga viti 2021. Por, Këshilli I BE-së, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe nuk është e sigurt nwse sonte pas mesnate do të jetë zhvendosja e fundit e orës në BE.

Ndryshimi sezonal I kohës, krahas Evropës, zbatohet edhe nëpër shumë vende të Amerikës Qendrore dhe Veriore, si dhe në shumë vende tjera të botës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close