LajmeShowbiz

Morena Taraku habit ndjekësit duke kërcyer në rrugë!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Morena shpesh herë poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme me shoqërinë e saj ashtu si edhe postimet e saj të fundit në Instastory. Këngëtarja ka postuar disa video duke kërcyer në rrugë së bashku me miqtë e saj dhe mund të themi se shfaqet shumë e lumtur. Gjithmonë e kemi parë Morenën shumë serioze në karakter, kështu që postime të tilla vihen menjëherë në dukje nga ndjekësit.

Morena njihet dhe dallohet gjithmonë për stilin e veshjes së saj, e cila shpesh herë konsiderohet shumë seksi dhe trendi. Së fundmi bukuroshja ka befasuar fansat me veshjen e saj të fundit, ku ka postuar në Instagram disa foto para pasqyrës, por ato çfarë bien menjëherë në sy janë çizmet e saj, të cilat janë komentuar dhe pëlqyer shumë nga ndjekësit. Mesa duket Morena sapo na tregoi trendin më të ri të çizmeve për këtë sezon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close