LajmeMaqedoniTopLajm

“Monstra”, Aziri nga burgu thotë se ka prova të reja

Fejzi Aziri, i dënuar për rastin “Monstra” thotë se ka prova të reja për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës dhe kërkon hetim ndërkombëtar. Këtë porosi e përcjelli nëpërmjet një letre që ka dërguar nga burgu e të cilën e lexoi familjari i tij, Bedri Ajdari.

Aziri pyet se ku janë provat dhe dëshmitë e reja që do të dilnin nga të ashtuquajturat “bomba” për të cilën flitej gjatë gjithë kohës në opinionin publik. Ajdari bëri thirrje deri te presidenti i shteti Stevo Pendarovski dhe ministrit të Drejtësisë Mariçiq, që t’i marrin parasysh këto dhe të hetohet ky rast

“Pyetja është se si dikur Katica gjeti prova të reja për “Monstrën” dhe pas 3 vitesh bëri shaka me publikun. Ku u zhdukën dëshmitë e reja të të korruptuarës Katica Janeva dhe zëvendëses së saj Fatime Fetai, e cila përfundoi duke shpjeguar se nuk ka prova të reja për përfshirjen e Trjako Veljanvoskit, Sinisha Aleksovskit dhe zyrtarë të tjerë të atëhershëm të Ministrisë së Brendshme”, tha Ajdari, transmeton TV21.

Related Articles

Back to top button
Close
Close