LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami takon familjarët e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka pritur familjarët e dëshmorëve nga konflikti i vitit 2001, me të cilët ka biseduar për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen, transmeton TetovaSot.

Njoftimi i plotë i Kasamit:

Sot, ftova në takim familjarët e të rënëve të konfliktit të 2001-shit, me të cilët biseduam për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Fatkeqësisht deri tash kanë qenë të harruar, ndërsa unë ju sigurova se do angazhohem maksimalisht që të ju dal në ndihmë në kuadër të kompetencave që kam si kryetar i Komunës!

Ata na e sollën lirinë, andaj është obligim i yni tashmë që të kujdesemi për ta.

Urime dita e veteranëve të UÇK-së!

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close