BotaLajmeTopLajm

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”/ Prestigjiozja britanike zbulon: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në një gjendje kritike dhe po mbahet në jetë me ndihmën e makinerive të frymëmarrjes.

Burime pranë spitalit Sina University Hospital në Teheran bëjnë me dije se Khamenei është në koma, i dëmtuar rëndë në këmbë dhe me lëndime të mundshme në mëlçi dhe stomak, dhe mbijetesa e tij varet plotësisht nga aparaturat e suportit jetësor.

Në një deklaratë të lexuar nga një gazetare shtetërore, Khamenei premtoi hakmarrje për vdekjen e babait të tij dhe mbrojtjen e “martirëve” të Iranit, duke kërcënuar se “lumë do të rrjedhin me gjak”.

Ai gjithashtu deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbahet e mbyllur, duke kërcënuar indirekt rrugët e energjisë dhe tregjet ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close