
Futbollisti i Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah mbrëmë fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.
Përmes rrjeteve sociale, Salah ka bërë një shkrim në rrjetet sociale duke falënderuar të gjithë ata që e votuan.
“Ky çmim shumë i veçantë ka një efekt të ndryshëm kur kemi një trofe të rëndësishëm që e shoqëron. Të qenit kampion është ajo që ka rëndësi dhe ne do të luftojmë për ta bërë këtë përsëri këtë sezon. Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj lojtarëve që votuan për mua”, u shpreh Salah
Kjo ishte hera e tretë në karrierë që Salah merr çmimin “PFA”, duke u bërë poashtu lojtari me më së shumti trofe të tillë në histori të Premier League me (3).



