
Pavarësisht sezonit të dobët të kuqezinjve dhe dështimit për t’u kualifikuar në Evropë, legjenda kroate nuk do t’i japë fund aventurës së tij pas vetëm një viti.
Pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës ndaj Portugalisë, Modrić pritet të rikthehet në Itali, ku shumë shpejt do të zyrtarizojë vazhdimin e kontratës edhe për sezonin 2026/27.
Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkë, me Milanin që vazhdon ta konsiderojë veteranin kroat një pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm.



