
Në prag të ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Norvegjisë së Erling Haaland, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencë për shtyp ku është përballur me kritika për qasjen e tij të kujdesshme në ndeshjen ndaj Japonisë.
I pyetur nga gazetarët, italiani ka reaguar me tone të forta, duke theksuar përvojën e tij të gjatë në pankinë.
“Në Itali thuhet se të gjithë burrat duan të jenë trajnerë dhe të gjitha gratë arkitekte. Nuk e di nëse e kuptoj futbollin apo jo, por askush nuk mund të më gjykojë për këtë,” u shpreh Ancelotti.
“Kam drejtuar mbi 1.400 ndeshje. Ndoshta nuk mjafton për të kuptuar futbollin, por është një përvojë e madhe. Vetëm Alex Ferguson ka më shumë, mbi 2.000 ndeshje. Unë i dëgjoj të gjithë, por i vetmi që mund të më jepte vërtet këshilla është ai,” shtoi ai.
Trajneri i Brazilit theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk e konsideron veten gjeni, beson në eksperiencën e tij të gjatë në futbollin elitar.
“Nuk jam gjeni, por e di që nuk jam as budalla,” përfundoi Ancelotti.



