LajmeRajon

Mocioni me debat për çështjen “McGonigal”, Balla: Rama do të jetë i pranishëm

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat është shprehur se seanca parlamentare e ditës së sotme do t’i kushtohet deputetëve teksa nuk ka dhënë një përgjigje konkrete në lidhje me praninë ose jo të Kryeministrit Rama në këtë seancë.

Gjatë fjalës së tij, Balla është shprehur se mocioni me debat i kërkuar nga opozita me kryeministrin Rama do të zhvillohet brenda 30 ditëve që nga dita që është miratuar, për të cilën ka thënë me bindje që do jetë i pranishëm Kryeministri Rama.

Klesiana Omeri: Kur do të zhvillohet mocioni me debat dhe a do të jetë i pranishëm Kryeministri Rama?

Taulant Balla: Në përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve javën e kaluar kemi miratuar mocionin me debat brenda 30 ditëve nag dita e depozitimit. Që të zhvillohet mocioni me debat na duhet që bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare, Alibeaj, Dodën dhe Mediun, të ulemi dhe të përcaktojmë modalitetet. Kam propozuar 12 orë dhe koha e ndarë sipas grupeve parlamentare me parimin që çdo deputet të ketë 5 minuta dhe po ashtu që të bien dakord për datën. Në një nga të enjtet që vijnë, ne ta zhvillojmë këtë debat. Na duhet që ta diskutojmë me kryetarët e grupeve. Ndoshta edhe sot gjatë zhvillimit të seancës. Patjetër që do të jetë Rama.

Pyetje: Po sot a do të jetë i pranishëm Kryeministri Rama pas konferencës me homologun e Bavarisë?

Taulant Balla: Sot Shqipëria mirëpret një mik të rëndësishëm, i cili viziton Shqipërinë. Kryeministri i Bavarisë ka një agjendë të paracaktuar dhe natyrshëm ju e dini që seanca e ditës së sotme ka të bëjë me kohën që ju jepet deputetëve. Është një seancë që i atribuohet deputetëve.

Në 17:00, Kuvendi do të mbajë 1 minutë heshtje në respekt të viktimave që kanë humbur jetën në Turqi dhe në Siri pas atij tërmeti. Më pas do të kemi dhe fillimin e seancës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close