
Një aksident i frikshëm është regjistruar në Kinë, në qytetin e Zhengzhou për shkak të mjegullës së dendur.
Rreth 200 makina janë aksidentuar me njëra-tjetrën në urën Zhengxin Huanghe, e për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga “The Guardian”, automjetet kanë hipur sipër njëra-tjetrës, duke krijuar grumbuj makinash.
“Kjo është shumë e frikshme, nuk besoj se do të dalim më nga kjo urë” – shprehet një person në një nga videot e publikuara.
Sipas mediave vendase, autoritetet kanë dërguar 11 makina zjarrëfikëse dhe 66 efektivë për të ndihmuar qytetarët e bllokuar në automjete.