BotaLajme

GJERMANI – Berlini kërkon shfuqizimin e vendimit për ndalimin e punësimit të grave në Afganistan

Qeveria gjermane u ka bërë thirrje talebanëve në Afganistan që të ndryshojnë menjëherë vendimin për ndalimin e punësimit të grave në organizatat joqeveritare (OJQ).

“Puna e grave në OJQ është thelbësore për të garantuar kujdesin humanitar për të gjithë popullatën,” tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Christofer Burger, në Berlin.

“Fakti që vajzave dhe grave kohët e fundit u është ndaluar të ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme është gjithashtu absolutisht i papranueshëm dhe unik në këtë botë”, shtoi ai.

Ai tha se Ministria e Jashtme gjermane aktualisht po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë për mënyrat se si do të procedohet.

Ndikimi i vendimit të talebanëve në ofrimin e ndihmës humanitare aktualisht po diskutohet midis vendeve donatore dhe organizatave në terren.

“Para se të disbursojmë fonde të tjera, ne do të kontrollojmë se si dhe në çfarë mase mund të vazhdojnë të ofrohen shërbimet duke respektuar parimet humanitare”, tha zëdhënësi.

“Për momentin, asnjë vendim për financim nuk është në pritje. Fondet për ndihma humanitare për vitin 2022 janë disbursuar”, tha ai.

Sipas një zëdhënësi, Ministria e Ndihmës për Zhvillim ka pezulluar projektet e saj të ndihmës në Afganistan. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close