
Profefori Mitasim Beqiri para disa ditësh shpalli kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për kryetar komune në Vrapçisht duke u bërë kundërkandidati i parë i Isen Shabanit. Media të afërta me VLEN-in kishin raportuar se VLEN e konsideron si kandidaturë serioze profesorin Mitasin Beqirin dhe egzitson mundësia që të merr mbështetjen e VLEN-it, shkruan Top24
“Një emër që po përmendet gjithnjë e më shpesh si alternativë serioze dhe e konsoliduar është ai i profesorit të njohur universitar, Mitasin Beqiri. Sipas burimeve të afërta me strukturat lokale të VLEN, Beqiri është propozuar nga një grup qytetarësh dhe intelektualësh të komunës si kandidat i pavarur, me mundësi reale për të marrë mbështetjen e VLEN-it, skemë kjo që ngjan me rastin e Strugës, ku koalicioni opozitar ka paralajmëruar përkrahje për kandidatin e pavarur Mendi Qyra.” ka raportuar portali i afërt me VLEN-in.
Ndryshe profesori Mitasin Beiqiri sot është zgjedhur si pjesë e kuvendit themelues të Lëvizjes së re politike Arbëri ku bëjnë pjesë ish deputetë të PDSH-së së Menduh Thaçit, pjesë e së cilës ka qenë edhe profesori Beqiri.



