LajmeRajon

“Mirënjohje për mbështetjen mbi pafajësinë e Thaçit dhe drejtuesve të UÇK”-së”, thotë Balla pas takimit me Grenellin

Deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me Richard Grenellin, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA.

Në në një drekë pune që u zhvillua në kuadër të punimeve tëKonferencës së Sigurisë në Mynih,, Balla I shprehur mirënjohej Grenellit për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.

“Konferenca e Sigurisë Mynih     Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë”.

“Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close