
Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka nisur fjalën përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton Klan Kosova.
“Në qendër të Jakup Krasniqit, ka qenë e planifikuar të kundërshtohen dhe të sfidohen pikat e harxhuara nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, e çështja e Bislim Zyrapit, shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili është mbase të jetë në qendër të dosjes së Prokurorisë, si dëshmitari kryesor i tyre, mirëpo nuk e ka vërtetuar në asnjë moment që ka pasur qëllim të përbashkët kriminal. Gjithsesi, ka një mal me prova të pretenduara të Prokurorisë, që do t’i sfidojë mbrojtja e Krasniqit. Por pika kryesor janë komunikatat e lëshuara, sepse edhe sipas ZPS, kur e ka përmendur Krasniqin dhe përfshirjen e tij në krime, ka qenë pikërisht nënshkrimi i disa komunikatave, roli i tij si zv/komandant dhe emërimi i disa komandantëve të zonave, duke u munduar t’ia atribuojnë edhe një përgjegjësi komanduese që ka pasur.” – tha Mujku.



