LajmeMaqedoniTopLajm

Mirena: Sot kemi ditë zie në Kosovë për vrasjen e grave, e VV bën fushatë në Maqedoni!

Gazetari Ilir Mirena, i ftuar në emisionin “Pressing” në Klan Macedonia, ka bërë një dallim të qartë midis ndërhyrjes së Qeverisë së Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje (VV) në fushatën politike në Shkup. Duke theksuar se është kryeministri dhe kryetari i parlamentit të Kosovës që janë përfshirë personalisht në fushatë, Mirena ka akuzuar ata për përdorimin e fondeve publike për aktivitete politike jashtë vendit. Ai ka vënë në dukje një kontrast të fortë midis angazhimit të tyre politik në Maqedoninë e Veriut dhe mungesës së tyre në Kosovë gjatë një periudhe zie kombëtare, duke e cilësuar këtë si hipokrizi nga ana e tyre dhe e eksponentëve të VV-së.

“Duhet të bëhet dallimi esencial se është Qeveria e Kosovës që po ndërhyn, jo VV-ja, është kryeministri i Kosovës Albin Kurti që po ndërhyn. Kryetari i parlamenitit të Kosovës ka ardhur me xhip që paguhet nga taksat e qytetarëve dhe ka ardh me bo fushat këtu. Ne kemi sot në Kosovë ditë zie që po vriten gartë, e ata nuk kanë marrë mundimin të shkojnë që t’i vizitojnë familjet e grave të vrara, e vijnë këtu mu shëtit rrugëve të Shkupit, për të bërë propagandë me zotin Qokaj e Izet Mexhitin. Kjo është hipokrizi Zana e jotja dhe e eksponentëve të VV-së”, tha Mirena.

Related Articles

Back to top button
Close
Close