LajmeRajon

Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetase e Kosovës ka vdekur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në raportin e Policisë thuhet se asaj i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, dhe pas kontrollave është konstatuar vdekja.

“ANP-së, Adem Jashari 29.04.2024-22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close