LajmeMaqedoniTopLajm

Ministria e Mjedisit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universietin Ndërkombëtar Ballkanik

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, ka kumtuar këshu përmes faqes zyrtare në Facebook Zëvendëskryeminstri Izet Mexhiti.

Njoftimi i plotë i Mexhitit:

Sot u formalizua një bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi.

Ky partneritet, i konfirmuar në takimin me rektorin Prof. Dr. Lütfi Sunar, synon avancimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, duke përfshirë analizën e politikave publike dhe hartimin e zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore dhe institucionale.

Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar ndaj ndërtimit të urave me komunitetin akademik, me synimin për të fuqizuar kapacitetet vendore në përballjen me sfidat ekologjike dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

Related Articles

Back to top button
Close
Close