LajmeMaqedoniTopLajm

Ministria e Financave: 2,4 milionë euro të reja janë orientuar drejt sektorit vendor të biznesit

Edhe 2,4 milionë euro të reja janë orientuar drejt sektorit vendor të biznesit. Ministria e Financave ka kryer transferimin e 148,6 milionë denarëve në Bankën për Zhvillim, mjete që do të përdoren për mbështetjen e investimeve të kompanive maqedonase. Me pagesën e fundit, vlera totale e mjeteve të plasuar në ekonomi arriti në 14,5 miliardë denarë, respektivisht 235,8 milionë euro. Programi shtetëror për mbështetjen e kompanive vendore parashikon një buxhet total prej 250 milionë eurosh, ndërsa sipas vlerësimeve, këto mjete pritet të gjenerojnë një cikël investimesh me vlerë rreth 300 milionë euro. Mbështetja financiare është e dedikuar për kompanitë që synojnë të realizojnë investime të reja, të zgjerojnë prodhimin dhe të përshpejtojnë zhvillimin e tyre.

Kreditë për përfituesit finalë do të plasohen përmes bankave komerciale me kushte të favorshme – normë fikse interesi prej 1,95 për qind në vit, afat shlyerjeje deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në tre vjet. Nga Ministria e Financave theksojnë se qëllimi është që përmes këtyre mjeteve të stimulohet iniciativa private, të hapen mundësi të reja për kompanitë dhe të jepet një nxitje shtesë për rritjen ekonomike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close