BotaLajmeTopLajm

Ministri i jashtëm kinez mbron stërvitjet ushtarake dhe akuzon sërish Pelosin: Vizita në Tajvan papërgjegjshmëri!

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi e ka quajtur vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan “të papërgjegjshme”.

Në një takim të vendeve të Azisë Juglindore, Wang Yi mbrojti stërvitjet ushtarake të Kinës në detet rreth Tajvanit, të mbajtura në përgjigje të vizitës.

Pelosi bëri një ndalesë të shkurtër por të diskutueshme në ishull të mërkurën, gjatë një turneu në rajon.

Kina reagoi duke nisur stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë në rajon.

 

 

Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar ishullin në 25 vjet. Vendimi i saj për të ndaluar në ishull ka zemëruar Pekinin, i cili e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur të Kinës. SHBA nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, por mban një marrëdhënie të fortë me ishullin, e cila përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close