
Ish ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Jong-hjun i akuzuar për rolin e tij të pasuksesshëm të vendosjes së gjendjes së luftës në vend më 3 dhjetor tentoi të vetëvritet në qendrën e paraburgimit ku po mbahet, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Ministrisë së Drejtësisë para Parlamentit.
“Përpjekja e tij për vetëvrasje ishte e pasuksesshme dhe ai tani është në një gjendje stabile”, deklaroi sot para deputetëve komisari i përgjithshëm i Shërbimit të zbatimit të sanksioneve të burgut, Kim Jong-he.
Kim Jong-hjun u arrestua pasi që gjykata në Seul miratoi urdhër për burgosjen e tij nën dyshimin se luajti rol kyç në konflikt dhe ka shpërdoruar pushtetin e tij. Kim ishte personi i parë i arrestuar në lidhje me dekretin e gjendjes ushtarake të 3 dhjetorit.



