LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha gjatë Konferencës rajonale të FAO-s

“Përgjegjësia jonë kolektive për brezat e ardhshëm është të sigurojmë qëndrueshmërinë e zonave rurale, të promovojmë rritjen, punësimin, përfshirjen sociale dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.
Politika e ardhshme e përbashkët bujqësore e BE-së njeh rëndësinë e përfshirjes së fermerëve të rinj në këtë sektor dhe përshtatjen e zhvillimit të biznesit në zonat rurale. Përmes mënyrës së re të punës, Ne shprehëm qartë qasjen tonë strategjike dhe prezentuam masat e duhura kombëtare të mbështetjes, në fjalimin tim të sotëm në sesionin e 32-të të Konferencës Rajonale të FAO-s.” – shkroi ministri Hoxha në statusin e tij në fb.
  Kjo konferencë ka bërë bashkë më shumë se 31 ministra dhe zëvendësministra, në një total prej më shumë se 270 përfaqësues nga 51 shtetet anëtare të Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të shoqërive civile dhe të sektorit privat, me qëllimin përfundimtar të përcaktimit të prioriteteve FAO-s në rajon në kontekstin e krizës COVID-19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close